Telegrafi

Përfshihet nga zjarri një objekt në Drenas

Foto: Ilustrim

Një objekt është përfshirë nga zjarri në Drenas mëngjesin e sotëm.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Shaban Shala”.

Nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 08:00 e kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt në rrugën Shaban Shala në Drenas. Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Ahmeti.

Tutje, shtoi se zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. /Telegrafi/