Telegrafi

Përfshihet nga zjarri një objekt përballë parkut të biznesit në Drenas

Një zjarr ka përfshirë një objekt në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht përballë parkut të biznesit në Drenas.

Telegrafi ka siguruar pamjet ku shihet se si pasojë e zjarrit është krijuar një tym i madh i zi.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, e as nëse ka persona të lënduar.

Telegrafi ka kontaktuar me policinë dhe është në pritje të përgjigjes nga ana e tyre. /Telegrafi/