Telegrafi

Përfshihet nga zjarri një lokal në Prishtinë

Një lokal është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Edit Durham” dhe sipas policisë nuk është raportuar për të lënduar.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.

“Rreth orës 09:00 është raportuar për një zjarr në një lokal në rrugën “ Edit Durham” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe zjarrfikësit për të lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar, dhe aktualisht po vazhdon puna për hetimin e rrethanave të ngjarjes”, tha Borovci. /Telegrafi/