Site icon Telegrafi

Përfshihet nga zjarri një lokal në Prishtinë, një person kërkon ndihmë mjekësore

Një incident zjarri ka ndodhur këtë të shtunë në lagjen Ulpiana në Prishtinë, konkretisht në një lokal.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Ulpiana në Prishtinë, saktësisht në një lokal. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin”, ka thënë ajo.

Në këtë rast për shkak të problemeve me frymëmarrje (prej tymit), një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. /Telegrafi/

Exit mobile version