Telegrafi

Përfshihet nga zjarri një lokal në Gjilan, nuk ka persona të lënduar

Foto: Ilustrim

Një lokal me veshmbathje në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 10:03 në rrugën “15 Qershori”, në Gjilan.

Siç thuhet në raport, nuk ka persona të lënduar, ndërsa dëmet sipas pronarit të lokalit janë të konsiderueshme.

“Në rrethana  të panjohura, është përfshirë në zjarr një lokal me  veshmbathje. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin. Të lënduar nuk ka, ndërsa dëmet sipas ankuesit mashkull  kosovar-pronar i lokalit janë të konsiderueshme. Lidhur me rastin, është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport. /Telegrafi/