Telegrafi

Përfshihet nga zjarri një lokal brenda Pallatit të Rinisë

Një zjarr ka përfshirë sot lokalin “Blu Skay”, i cili brenda Pallatit të Rinisë. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 18:00 dhe se nuk ka pasur të lënduar.

“Ka qenë një incident i vogël nga një pakujdesi. Zjarri ka shpërthyer në kuzhinën e lokalit dhe është lokalizuar menjëherë”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/