Një kamion i KRU “Prishtina”, është përfshirë zjarri ditën e sotme pranë Muzeut Kombëtar.
Lexuesit e Telegrafit, kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen punëtorët duke tentuar ta shuajnë zjarrin.
Ende nuk dihet për shkaqet e këtij zjarri, dhe po ashtu nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ky incident.
Lidhur me rastin, Telegrafi ka pyetur edhe policinë, por deri në publikimin e lajmit nuk ka pranuar ndonjë përgjigje./Telegrafi/