Site icon Telegrafi

Përfshihet nga zjarri një fabrikë në Gjilan

Foto ilustruese

Foto: Ilustrim

Një person ka njoftuar se është përfshi nga zjarri një fabrikë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 00:52 në fshatin Budrikë e Poshtme, në Gjilan.

Po ashtu njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe zjarrfikësit të cilët kishin filluar intervenimin për lokalizimin e zjarrit.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se është përfshi nga zjarri fabrika. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe zjarrfikësit të cilët kishin filluar intervenimin për lokalizimin e zjarrit, nga kontakti me  pronarin bën të ditur se shkaqet e zjarrit ende nuk dihen dhe dëmi është i konsiderueshëm. Rasti mbetet të hetohet”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version