Një fabrikë është përfshirë nga zjarri në rrethana të panjohura të dielën rreth orës 19:00, në Ferizaj.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se zjarri është shuar dhe rasti është nën hetime.
“Është raportuar se në rrethana të panjohura në zjarr është përfshirë fabrika e ankuesit mashkull kosovar, lidhur me rastin në vendngjarje zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/