Site icon Telegrafi

Përfshihet nga zjarri një banesë në Skenderaj – i dyshuari ndalohet në polici

Foto: Ilustrim

Një banesë është përfshirë nga zjarri këtë të shtunë në rrugën “Fehmi e Xhevë Lladrovci” në Skenderaj.

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Lexo po ashtu Humb jetën një person në Skenderaj, dyshohet se ishte duke u munduar ta shuaj zjarrin në mal

Ai tutje ka bërë të ditur se nuk është raportuar për të lënduar, ndërsa lidhur me rastin një person është arrestuar dhe të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit policor.

“Rreth orës 03:00, është raportuar për një incident zjarri i ndodhur në një banesë në rrugën ‘Fehmi e Xhevë Lladroci’ në Skenderaj. Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar. Lidhur me rastin një   person është arrestuar dhe të njëjtit me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor”, ka thënë Zahiti.

Ai ka shtuar se rasti është iniciuar dhe po hetohet për veprën penale ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’. /Telegrafi/

Exit mobile version