Site icon Telegrafi

Përfshihet nga zjarri një banesë në Prishtinë

Foto: SC/Instagram/Elinel

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për Telegrafin se të premten rreth orës 20 e 30, një objekt banesor është përfshirë nga zjarri.

Ajo ka thënë për Telegrafin se objekti ndodhet në lagjen Mati 1, në rrugën B në Prishtinë.

“Në këtë rast janë shkaktuar dëme materiale, por nuk ka persona të lënduar. Pas lokalizimit të zjarrit nga ana e zjarrfikësve, me rastin po merren njësitet kompetente policore, ka shtuar Ahmeti. /Telegrafi/

Exit mobile version