Një banesë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në lagjen “Mati 1” në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës 04:30.
Ndërsa nga rasti nuk raportohet për të lënduar.
“Sot rreth orës 04:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Mati 1, në Prishtinë, në një banesë. Në vendngjarje kanë dalë policia dhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin”, tha Ahmeti./Telegrafi/