Site icon Telegrafi

Përfshihet nga zjarri një banesë në Gjilan, Policia gjen një person pa shenja jete

Një banesë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në Gjilan, ku brenda saj është gjetur pa shenja jete një 50 vjeçar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani tha për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës 08:45.

“Drejtoria Rajonale e Policisë, stacioni policor në Gjilan, sot më 08.07.2023 në ora 08:45 nga qendra emergjente 112 është pranuar një informatë se nga një banesë afër Tregut të Gjelbër, kati i katër është duke dal tym.

Janë angazhuar njësitet patrulluese. Njësitet e zjarrfikësve me urgjencë kanë dalë në vend të ngjarjes. Janë evakuuar të gjithë banorët e banesave për rreth për çështje sigurie.
Hetuesit rajonalë kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e shtetit. Nga hetimet e para njoftohet se në banesë është gjetur një person pa shenja jete i gjinisë mashkullore rreth 50 vjeç”, konfirmoi ai.

Hashani tha se prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML.

“Hetuesit rajonal janë duke i hetuar rrethanat e këtij rasti të rëndë që na ka tronditë të gjithëve”. /Telegrafi/

Exit mobile version