Telegrafi

Përfshihet nga zjarri kulmi i stacionit policor në Zubin Potok

Foto: Ilustrim

Në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri kulmi i stacionit policor.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 23:50, në Zubin Potok.

Siç thuhet në raport, në vendngjarje ka dalë njësiti i zjarrfikësve që ka lokalizuar zjarrin, ndërsa përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

“Raportohet se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri kulmi i stacionit policor. Ne vend- ngjarje kane dalë njësiti i zjarrfikësve që ka lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale të lënduar nuk ka. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/