Telegrafi

Përfshihet nga zjarri kati i tretë i një shtëpie në Klinë

Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar se kati i tretë i shtëpisë së tij është përfshirë nga zjarri.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 18:30 në fshatin Perqevë, në Klinë.

Siç thuhet në njoftim, në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore,  një njësi e KEDS-it dhe njësiti i zjarrfikësve të cilët e kanë lokalizuar zjarrin.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se  kati i  tretë i shtëpisë së tij është përfshirë nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore,  një njësi e KEDS-it dhe njësiti i zjarrfikësve të cilët e kanë lokalizuar zjarrin. Për veç dëmeve materiale, nuk ka pasur persona të lënduar”, thuhet në raport. /Telegrafi/