Në Vitomiricë të Pejës është regjistruar një rast i zjarrvënies në një objekt afarist.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 7 të mëngjesit.
“Ankuesi mashkull shqiptar ka raportuar se në rrethana të panjohura është përfshi nga zjarri fabrika e peletit”, njofton Policia.
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse ndërsa njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin.
Sipas ankuesit vlera e demit te shkaktuar dyshohet se është rreth 600 mijë euro, derisa nuk raportohet për te lënduar./Telegrafi/