Telegrafi

Përfshihet nga flakët një banesë në Fushë Kosovë

Një banesë të premten është përfshirë nga flakët në Fushë Kosovë.

Sipas pamjeve që ka siguruar Telegrafi shihet se zjarri ka kapluar një banesë në katin e fundit të një objekti banesor.

Telegrafi është munduar të marrë informacion shtesë nga Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës, mirëpo të njëjtit nuk janë të qasshëm. /Telegrafi/