Telegrafi

Përfshihen nga zjarri një shtëpi dhe katër objekte përcjellëse në Strazë të Novobërdës

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë shtëpia e tij, si dhe katër objekte përcjellëse të fqinjëve për rreth tyre.

Rasti ka ndodhur të premten në ora 16:40 në fshatin Straza të Novobërdës.

Siç bëhet e ditur në raportin policor zjarrfikësit kanë shuar zjarrin, ndërsa rasti është duke u hetuar.  /Telegrafi/