Policia ka njoftuar se zjarri ka kapluar një pjesë të malit në Oshlak.
Sipas policisë thuhet se zjarri ka përfshirë një sipërfaqe rreth 50 metra.
“Fshati, Mushnikovë , Prizren, 21.03.2022.NN. Raportohet se në malet e Oshlakut një zjarr ka kapluar një pjesë të malit në sipërfaqe rreth 50 metra i cili është i intensitetit të ulët”, thuhet në raport.
Njësiti i zjarrfikësve për shkak të terrenit të papërshtatshëm është tërhequr mirëpo mbetet të vëzhgojnë situatën. /Telegrafi/