Dy incidente të zjarrit kanë ndodhur brenda 24 orëve në Prizren dhe Malishevë.
Siç njofton policia në Prizren është përfshirë nga zjarri stalla e bagëtive pronë e ankuesit mashkull kosovar, ku më pas zjarri është zgjeruar dhe ka përfshirë çatinë e shtëpisë së fqinjit të ankuesit.
Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin.
Përveç dëmeve materiale të shkaktuara nga zjarri, nuk raportohet për persona të lënduar. Rasti nën hetime.
Ndërkaq në Malishevë, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është përfshirë nga zjarri çatia e shtëpisë së viktimës mashkull kosovar i cili jeton jashtë shtetit.
Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin. Përveç dëmeve materiale të shkaktuara nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/