Site icon Telegrafi

Përfshihen në një rrahje shkaku i një kontesti pronësor, arrestohen katër persona në Podujevë

Foto: Ilustrim

Policia ka arrestuar katër persona në Podujevë, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë marrë pjesë në një rrahje lidhur me një kontest pronësor, në këtë rrahje është përfshirë edhe viktima femër kosovare.

Të gjithë të dyshuarit dhe viktima kanë pësuar lëndime trupore, pasi gjatë rrahjes kanë përdorur edhe mjete të forta druri, ku të njëjtit kanë marrë tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version