Një interpretuese e cirkut nga një trupë kolumbiane u dërgua me urgjencë në spital pasi ra nga një litar nga rreth 5 metra lartësi përpara një publiku të tmerruar në Angli.
Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, performuesja e paidentifikuar u pa e ulur në pjesën e pasme të një karrige që ishte e vendosur në një shtyllë të mbajtur nga dy burra që qëndronin në një litar të ngushtë në një shfaqje të Cirkut të Gravity në fushën Glye Gap në East Sussex të hënën.
Ndërsa filloi të bënte veprimet e saj, duke balancuar këmbët e saj në kangjellat e karriges, shtylla filloi të lëkundet.
Dhe ndërsa ajo dukej se po “stabilizohej”, këmba e saj u duk se i rrëshqiti dhe ajo u rrëzua së bashku me karrigen.
Gruaja pësoi lëndime ‘të rënda’ por jo kërcënuese për jetën, sipas Shërbimit të Ambulancës së Bregut Juglindor (Seacamb).
Gravity Circus i tha një fansi në seksionin e tyre të komenteve se interpretuesja ‘po bënte mirë dhe është në duar të sigurta’. /Telegrafi/