Kjo verë ka qenë shumë e zënë për një pjesë të madhe të artistëve shqiptarë, përfshirë edhe këngëtarin Butrint Imeri.
Ky i fundit ka patur një sërë sërë koncertesh e mbrëmjesh muzikore, gjersa nuk mungoi edhe një incident nga një nga klubet në Kosovë.
Në një postim të fundit të ndarë në InstaStory, artisti u ka kërkuar falje fansave në Gjilan pasi nuk mund të performonte për shkak të një mosmarrëveshje me klubin.
“Gjilan, më vjen keq që sonte nuk kemi mundur të shihemi dhe të kënaqemi bashkë, kjo ka ndodhur për shkak të mos korrektësisë së klubit ka qenë çdo gjë e organizuar qëllimisht që të mos realizohet pjesëmarrja jem në klub”.
Krijuesi i hitit “Dujem” më tej u ka bërë thirrje të gjithëve që të kërkojnë paratë e hyrjes.
“Kërkoni lirisht paratë e hyrjes tek ata që i keni dhënë”, ka shkruar ai.
Krahas kësaj, Butrinti sivjet publikoi edhe disa projekte e bashkëpunime të suksesshme. /Telegrafi/