Telegrafi

Me performancë interesante dhe klip atraktiv, Butrint Imeri do të vijë tejet i veçantë në projektin e ri

Këngëtari Butrint Imeri javë më parë solli projektin e tij më të ri muzikor “Ma Cherie”.

Kjo këngë u prit mirë nga fansat e këngëtarit, dhe në vetëm pak ditë arriti të rrëmbejë miliona klikime në kanalin YouTube.

Ndonëse po shijon suksesin e projektit të fundit, Butrinti nuk e ka ndër mend të ndalet.

Ai ka realizuar edhe një këngë tjetër, të cilën do ta publikojë edhe me klip.

Xhirimet e këtij klipi janë kryer në Tajlandë, vend në të cilin këngëtari kaloi edhe disa ditë pushimi.

Telegrafi ka siguruar një fotografi ekskluzive nga xhirimet, në të cilën këngëtari Imeri shfaqet mjaft atraktiv i rrethuar nga femrat që do ta shoqërojnë në klip.

Butrint Imeri në xhirimet e klipit të ri veror

Nga pamjet, duket se klipit nuk do t’i mungojë një performancë e veçantë, e cila do të realizohet nga protagonistët e klipit.

Kënga do të publikohet në qershor, ndërsa projekti menaxhohet nga kompania ’96. /Telegrafi/