Telegrafi

Performancë e veçantë me ritme latine në dasmën e Labit dhe Qendresës (Video)

Moderatori Labi dhe Qëndresa Bajrami sonte kanë festuar natën e dytë të dasmës.

Dyshja kanë organizuar një ceremoni madhështore në një prej restauranteve më luksoze të Prizrenit.

Lexo po ashtu Dukja e çiftit Labinot Gashi dhe Qëndresa Bajrami në dasmën e tyre (Foto)

Të pranishëm në këtë dasmë kanë qenë shumë prej fytyrave publike nga fusha e artit, politikës, televizionit etj.

Një natë plot surpriza duket të ketë qenë kjo dasmë, e cila në një prej momenteve ka sjell një performancë shumë të veçantë nën ritmet latine.

Lexo po ashtu Dani mban ‘timonin’ për argëtimin e mysafirëve në martesën e Labit, pamje ekskluzive nga dasma (Foto)

Të pranishmit, por edhe valltarët e ftuar specialë për këtë performancë kanë kërcyer nën ritmet e kërcimeve si ‘mambo’ dhe ‘charleston’.

Videoja më poshtë ju tregon më së miri këtë moment. /Telegrafi/