Performanca spektakolare e Dua Lipës në ARIA Awards – artistja shqiptare “shkundi” Australinë me interpretimin e saj
Butrint Avdyli
Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, të mërkurën pati një paraqitje të shkëlqyer në ARIA Awards, që u mbajt në Sydney.
Teksa mori pjesë në ceremoninë më të rëndësishme të ndarjes së çmimeve në Australi, 24-vjeçarja tërhoqi vëmendjen me paraqitje ne saj glamuroze në tapetin e kuq.
Dua, ishte e ftuar këtë mbrëmje për të performuar, teksa ka dhuruar një performancë energjike dhe tejet atraktive para publikut.
Me një ndriçim perfekt e koreografi spektakolare, artistja me prejardhje nga Kosova i bëri të gjithë për vete të pranishmit në sallë.
Ajo ka interpretuar live hitin e saj më të fundit “Don’t start now”, që tashmë po sundon top listat mbarë ndërkombëtare.
E veshur në të bardha dhe me dukje ne saj tërheqëse si bionde, Lipa u kujdes që e gjithë vëmendja e shikuesve të ARI Awards, të ishte kah ajo.
Më pas, këngëtarja shqiptare është ngjitur në skenë për të prezantuar një nga çmimet e mbrëmjes, atë për “Albumin më të mirë të vitit”.
Ky çmim shkoi për artistin Dean Lewis, teksa Dua ishte ajo e cila ia dorëzoi trofeun me një buzëqeshje të lehtë.
Kjo ishte një nga netët më të suksesshme të artistes këtë vit, e cila pa dyshim që mbrëmjen e ARIA Awards, ka “shkundur” kontinentin australian me performancën e saj. /Telegrafi/