Telegrafi

Dri Cenës i vazhdohet kontrata në krye të ‘Hidrodrinit’

Bordi i Drejtorëve të KRU ‘Hidrodrini’ i ka vazhduar kontratën Dri Cenës për të qenë në krye të kësaj kompanie, respektivisht në pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv.

Kështu ka njoftuar KRU “Hidrodrini”, transmeton Telegrafi.

“Vlerësohet me nota pozitive performanca 6 mujore e punës së Kryeshefit Ekzekutiv ing.Dri Cena dhe e sekretares Kreshnike Dreshaj – Bordi i Drejtorëve ua vazhdon angazhimin e kontratës së plotë. Në takimin e sotëm të rregullt të Bordit të Drejtorëve u është vazhduar angazhimi sipas kontratës së plotë 3 vjeçare, Kryeshefit Ekzekutiv të Kompanisë ing. Dri Cena dhe sekretares Kreshnike Dreshaj”.

Bordi po ashtu ka trajtuar një sërë çështjesh me rëndësi në interes të Kompanisë dhe konsumatorëve.

Ndër pikat me rëndësi të takimit, për KRU ‘Hidrodrini’ ka qenë edhe shqyrtimi i draft-raportit operativ financiar për muajin tetor. /Telegrafi/