Bebe Rexha ka qenë një prej performuesve në ceremoninë e ‘MTV Europe Music Awards’ që u zhvillua në Bizkaia Arena në Bilbao të Spanjës.
Këngëtarja e famshme shqiptare e ka mahnitur publikun me paraqitjen e saj në skenë dhe koreografinë e krijuar gjatë interpretimit të saj.
E veshur në të kuqe dhe mjaft atraktive, 29-vjeçarja e ka ‘vjedhur’ spektaklin me performancën e saj.
Ajo e ka kënduar hitin e saj “I’m a Mess” dhe është vlerësuar për paraqitjen edhe nga MTV.
This performance was no mess @BebeRexha #MTVEMA pic.twitter.com/xO8Bmml1nh
— MTV EMA (@mtvema) November 4, 2018
Pos që ishte ftuar që të performonte në skenë, Bebe ka qenë edhe e nominuar për çmim në ‘MTV EMA 2018’.
Këngëtarja me origjinë nga Dibra ka konkurruar në kategorinë për këngën më të mirë, “Meant To Be”, në bashkëpunim me Florida Georgia Line.
Megjithatë, ajo nuk arriti të triumfonte, pasi këtë çmim e fitoi Camila Cabello me këngën “Havana” në bashkëpunim me Young Thug.
Kujtojmë që këngëtarja tjetër shqiptare, Dua Lipa, u shpall artistja më e mirë e muzikës pop në këtë eveniment. /Telegrafi/