Telegrafi

Performanca e Rita Orës dhe Inva Mulës në Vatikan (Video)

Nata dedikuar Nënë Terezës dhe shenjtërimit të saj ka mbledhur në Vatikan personalitetet më të larta, yjet e Shqipërisë në art dhe sport.

Mbrëmja e hapur nga Lorik Cana dhe Rita Ora ka vijuar me performancën e shkëlqyer të “Ave Maria” nga Inva Mula, ndërsa kanë performuar gjithashtu edhe Shkëlzen Doli me violinën e tij të artë dhe kengetarja Rita Ora.

Lexo po ashtu Rita Ora fjalim emocionues për Nënë Terezën

Ndërsa mbrëmja vijon me të tjerë yje dhe me tingujt e muzikes shqiptare, në videon më poshtë, po sjellim performacën e Rita Orës dhe Inva Mulës, vetëm pak minuta më parë në Vatikan.