Telegrafi

Performanca e ‘nxehtë’ e Nora Istrefit në klipin e fundit përmes 20 fotografive – paraqitja atraktive dhe format trupore të këngëtares

Këngëtarja Nora Istrefi pak javë më parë publikoi projektin e saj më të ri muzikor, në bashkëpunim me producentin e njohur, Mixey.

“As ni gotë” mban titullin kjo këngë, e cila e sjell këngëtaren më ndryshe në stil dhe pak më të veçantë në performancë.

Përgjatë gjithë klipit, Nora ka ekzekutuar një koreografi tejet tërheqëse dhe të vështirë.

Me një veshje sportive dhe të ekspozuar, këngëtarja Istrefi ka arritur të vë në pah linjat atraktive, për të cilat edhe shquhet.

Ajo është një ndjekësve e rregullt e ushtrimeve në palestër, teksa kjo i ka ndihmuar asaj që të ketë një trup perfekt.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ushtrimeve për trupin, Nora ia beson ‘bodybuilder’-es së njohur, Geta Beqa, teksa koreografia në këtë klip është ideuar nga balerina e njohur, Klauida Pepa.

Klipi i këngës është realizuar nga produksioni kosovar, Entermedia, muzika është realizuar nga Mixey, teksa tekstin e kanë shkruar Era Istrefi, Yll Limani dhe Rron Baraku.

Telegrafi ju sjell në vazhdim 20 imazhe nga performanca ‘e nxehtë’ e këngëtares Nora Istrefi në klipin e saj më të fundit “As ni gotë”.

Atraktive, e bukur dhe seksi, këtë herë Nora e vërtetoi se vazhdon të mbetet njëra ndër këngëtaret më në top formë të estradës. /Telegrafi/