Site icon Telegrafi

Performanca e Erës në inaugurimin e Air Albania Stadium

Era Istrefi (Foto: Instagram/eraistrefi)

Këngëtarja shqiptare që po ndërton karrierë ndërkombëtare, Era Istrefi, ka qenë një prej artistëve të ftuar në ceremoninë hapëse të Arenës Kombëtare, Air Albania Stadium.

Loja e parë debutuese në stadiumin e ri u zhvillua ndërmjet Shqipërisë dhe Francës që shënoi njëherësh edhe inaugurimin e arenës së re.

Artistë me emër në skenën tonë u ftuan që të interpretonin para publikut të pranishëm, ndërsa aty ishte edhe ylli nga Kosova.

Era performoi e shoqëruar me koreografi hitin e saj, “Live It Up”, të cilin e kishte realizuar në bashkëpunim me Nicky Jam dhe Will Smith për Kampionatin Botëror të vitit 2018.

Në ndërkohë, në një postim në Instagram, këngëtarja e ka publikuar një fotografi të sajën me përshkrimin: “Oh sa mirë të jesh unë”. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=gzr_din-ToI

Exit mobile version