Dua Lipa ka qenë një nga performueset në Jingle Bell Ball 2017.
Eventi i organizuar nga Capital FM i ka parë artistët më të mirë britanikë duke performuar në një skenë të madhe për adhuruesit britanikë.
Bukuroshja ka zgjedhur një veshje gjysmëtransparente ngjyrë të kaltër.
Ajo performoi hitin më të madh të karrierës, “New Rules” që ishte sensacion i këtij viti në skenën botërore të muzikës.
Ajo, po ashtu performoi edhe projektin “Be The One” që ja hapi dyert e famës botërore, ashtu sikurse “Scared to be Lonely” me Martin Garrix.
Bukuroshja ka shijuar vit tepër të suksesshëm me albumin e vet-titulluar “Dua Lipa”.
Këngëtarja shiptare ka kohë që është në lidhje me Paul Klein.
Ajo po ashtu ka shkuar në turne të jashtëzakonshëm me Coldplay dhe Bruno Mars në gjithë botën. /Telegrafi/