Telegrafi

Performanca e Dua Lipës në Coachella (Video)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka kënduar në njërin prej festivaleve më të njohura në botë, Coachella.

Dua ka performuar në skenë se bashku me Martin Garrix duetin e tyre “Scared to be Lonely” dhe nuk ka dyshim se fansat janë shprehur të kënaqur.

Vet këngëtarja, por edhe në postime të shumta në rrjetet sociale, janë publikuar pjesë nga performanca e saj në Kaliforni.

Videot janë dëshmia se dyshja kanë krijuar atmosferë të zjarrtë me paraqitjen e tyre në skenë.

Lexo po ashtu E jashtëzakonshme: Era Istrefi të hënën performon në Coachella, festivalin më të madh në botë (Foto)

Pos Duas, në skenën e Coachella do të ngjitet edhe këngëtarja tjetër shqiptare që po ndërton famë botërore, Era Istrefi.

“The Coachella Valley Music and Arts Festival”, i njohur thjesht si Coachella, është një festival i përvitshëm muzikor dhe artistik që zhvillohet në Empire Polo Club në Indio të Kalifornisë.

Në këtë eveniment marrin pjesë artistë muzikorë nga shumë zhanre, duke përfshirë rok, indie, hip-hop, dance-electronic, si edhe instalacione artistike dhe skulptura.

Edicioni i sivjetmë i Coachella zhvillohet gjatë datave 14–16 prill dhe 21–23 prill, ndërsa yjet kryesore janë Radiohead, Lady Gaga dhe Kendrick Lamar. /Telegrafi/