Bebe Rexha ka qenë pjesë e listës së yjeve që kanë performuar në edicionin e sivjetmë të ‘Teen Choice Awards’.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore është paraqitur të dielën mbrëma në Galen Center në Los Angeles.
Në skenë, ajo është shoqëruar nga Louis Tomlinson për interpretimin e këngës “Back To You”.
“Ia dolëm”, ka shkruar Bebe në përshkrimin e fotografisë së publikuar në Instagram.
Bashkëpunimi i Rexhës me Tomlinson është publikuar më 21 korrik dhe deri më tani është shikuar 48 milionë herë në YouTube. /Telegrafi/