Bebe Rexha ishte në mesin e yjeve që kanë performuar në ceremoninë e ‘American Music Awards 2020’ që u zhvillua të dielën mbrëma në Los Angeles.
Këngëtarja shqiptare është bashkuar me Doja Cat për të interpretuar këngën “Baby, I’m Jealous”.
31-vjeçarja e nisi interpretimin në një skenë që ishte rregulluar të dukej si një shpellë parahistorike.
🚨 | @BebeRexha & @DojaCat performing their song "Baby, I'm Jealous" at the 2020 #AMAs pic.twitter.com/QOIhgaKPV9
— BEBE CRAVE !!! (@BebeCrave) November 23, 2020
Kah mesi i performancës, asaj i është bashkuar në skenë Doja për ta kënduar pjesën e saj, ndërsa ishte e veshur si një shpellare.
Doja Cat ishte ndër fitueset e ‘American Music Awards 2020’, ndërsa në këtë eveniment ka interpretuar edhe shqiptarja tjetër, Dua Lipa, e cila njëherësh edhe e ka fituar çmimin për këngën e preferuar në zhanrin pop/rok. /Telegrafi/
.@DojaCat blesses the #AMAs stage with a performance of “Baby, I’m Jealous” with @BebeRexha!
pic.twitter.com/Z14swyVdvl— Doja Cat Access (@DojaAccess) November 23, 2020