Telegrafi

Performanca e “Anywhere” nga Rita Ora në Jingle Bell Ball 2017 (Video)

Superylli shqiptar, Rita Ora, ka shfaqur performancë të jashtëzakonshme në ngjarjen e mbajtur në kuadër të Jingle Bell Ball 2017.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka qenë prezente në këtë ngjarje.

Aty prezente ishte edhe Dua Lipa, ku performoi në ngjarjen e madhe të mbajtur të shtunën.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Rita Orës

Rita u shfaq në këtë ngjarje duke performuar në veshje mjaft atraktive, me ngjyra të ndezura.

Flokët e lëshuara thjeshtë dhe makijazhi i lehtë e bënë Ritën të duket e përkryer.

Ngjarja u organizua nga “Capital FM” dhe Rita performoi hitin e saj të madh “Anywhere”.

Rita së fundmi arriti që me tri këngë të futet në Billboard top 30. /Telegrafi/