Ushtarët ë Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM) kanë filluar me ngritjen e një gardhi të ri metalik në tranzit qendrën e Tabanocit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Gardhi do të ketë 3 metër lartësi, ndërkaq kjo bëhet për të forcuar mbrojtjen ekzistuese rreth tendave të mëdhaja, me qëllim pengimin e personave nga jashtë për të pasur qasje brenda në kamp.
Për momentin, në Tabanoc ka afër 1400 refugjatë dhe migrantë ekonomik./Telegrafi/