Telegrafi

Përforcimet e mëdha të Prishtinës

Pas Armend Dallkut, GazetaOlle.com zbulon edhe katër përforcimet tjera që do të prezantohen të martën te klubi i Prishtinës.

Janë Debatik Curri, që rikthehet pas më shumë se dhjetë viteve te klubi bardhekaltër, mbrojtësi i 10-golave në sezonin e kaluar me Hajvalinë, Liridon Leci dhe super-talenti Mërgim Pefqeli, që shkëlqeu në sezonin e fundit me Trepçën ’89.

I katërti vjen po ashtu nga Flamurtari i Vlorës, aty ku ishte edhe Curri. Bëhet fjalë për Lorik Maxhunin.

Të tre këta, bashkë me Dallkun, do të nënshkruajnë kontratat dhe të bëjnë prezantimin para mediave.

Ndërkohë që edhe Genc Hamiti tashmë ka nënshkruar me klubin kryeqytetas.