Site icon Telegrafi

Përfliteshin për ndarje! Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj hedhin poshtë spekulimet me paralajmërimin e duetit të ri (Foto)

Këtë vit, këngëtarët Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj, kanë qenë dy emra mjaft të përfolur në mediat rozë.

Gjatë muajve të verës, u dha lajmi se dyshja filluan një lidhje të re, të cilën tentuan ta mbajnë të fshehur fillimisht, por që më pas dueti i parë mes tyre konfirmoi gjithçka.

Ishte kënga “Vetëm ti”, e cila u publikua muaj më parë, ndërsa i solli çiftin përball një suksesi mjaft të madh, të dëshmuar edhe me klikimet që grumbulluan në YouTube.

Ndërkohë, muajve të fundit, ata nuk u panë shpesh së bashku në rrjetet sociale, e as të pranishëm në faqet e shtypit rozë, kjo ndikoi edhe që në media të nisin aludime rreth një “ndarje” të mundshme të çiftit.

megjithatë, për asnjë moment, dyshja nuk u prononcuan fare rreth kësaj çështje.

Lexo po ashtu Me imazhet e nxehta, Eni Koçi dimrin e bën verë (Foto)

Ata kanë zgjedhur rrugën e heshtjes, e cila ka përfunduar sot me konfirmimin e lajmit se ata janë bashkaë, dhe si të tillë, shumë shpejt do të vijnë me një duet të ri.

Eni, ka qenë ajo e cila ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, në mbishkrimin e së cilës ka shkruar se të premten do të publikohet bashkëpunimi i tyre më i ri.

“Të premten ka shi, “Shiu bie në Tiranë”. Nëse ndonjëri ka nevojë pë sigurim, le të na kontaktojë” )sic.); ka shkruar Eni në mbishkrimin e fotografisë së çiftit.

Dyshja nuk kanë bërë të ditur nëse kënga e tyre e re është një ripërpunim i këngës së njohur “Shiu bie në Tiranë”, megjithatë fotografia e të dyve vërtetoi se ata vazhdojnë të jenë bashkë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Paraqitja e tyre në klipin e ri, mesa duket do të jetë mjaft e veçantë, kjo pasi çifti kanë vendosur të vishen njëlloj të dy, me kostume të zinj. /Telegrafi/

Exit mobile version