Site icon Telegrafi

Përfitojnë vetëm nga qiraja

Komuna e Drenasit përfiton vetëm 10 centë për një metër katror, nga qiraja në Parkun e Biznesit, ndonëse bizneset paguajnë nga 15 centë, sipas kontratave që kanë nënshkruar me Komunën e Drenasit dhe Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë së Republikës së Kosovës.

Zyrtarët komunalë në Drenas kanë thënë se nga 38 parcela që ka Parku i Biznesit në Korroticë të Epërme, tashmë janë dhënë 32, ndërsa funksionale janë 20 biznese. Sipas tyre, aktualisht janë të punësuar rreth 400 persona, por LVV thotë se numri i të punësuarve është përgjysmë më i vogël, ndërsa i atyre nga rajoni i komunës së Drenasit, simbolik.

Bekim Dobra, zëdhënës i komunës së Drenasit, tha se nga çmimi prej 15 centë që paguajnë bizneset për një metër katror në Parkun e Biznesit, 30 për qind i merr Ministria e Tregtisë dhe e Industrisë së Republikës së Kosovës, ose 4.5 centë, ndërsa Komuna përfiton 70 për qind nga çmimi, ose 10.5 centë. /Zëri/Telegrafi/

Exit mobile version