Superylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, pritet të përfitojë një shumë tjetër prej 200 milionë eurosh pas kompletimit të transferimit te Al-Nassr.
Portugezi pritet të përfitojë më shumë se 200 milionë euro shtesë gjatë kohës së tij te klubi saudit, ku ka arritur marrëveshje të bëjë edhe rolin e ambasadorit të Kampionatit Botëror.
Arabia Saudite pritet të bëjë ofertë për ta mbajtur Kampionatin Botëror të vitit 2030, ndërsa Ronaldo do të ketë një rol të rëndësishëm në këtë përpjekje.
Duke qenë se edhe paga e tij pritet të jetë po ashtu 200 milionë euro, do të thotë se 37-vjeçari do të përfitojë shuma marramendëse gjatë kohës së tij te Al-Nassr.
“Ronaldo do të paguhet më shumë se 200 milionë euro për marrëveshjen. Ai do të jetë një ambasador i Arabisë Sauditë për ofertën për Kampionatin Botëror 2030 për 200 milionë euro të tjera”, ka thënë një burim për AFP.
Trajneri i Al Nassr, Rudi Garcia, ka konfirmuar se Cristiano do të do të debutojë në futbollin saudit në një ndeshje miqësore kundër Paris Saint-Germainit më 19 janar. /Telegrafi/