Lideri i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, sot është takuar me përfaqësuesen e Parlamentit Evropian (PE), Marijana Petir, e cila është kryesuese e grupit joformal të miqve të Maqedonisë në PE, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në këtë takim, u bisedua për qëllimet strategjike të Maqedonisë, integrimet evropiane, si edhe për zhvillimet e tanishme rreth krizës politike në vend.
Gruevski konfirmoi edhe një herë interesin stratgjik të vendit për integrim në NATO dhe BE, duke theksuar vendosmërinë e partisë që drejton ai, për të dalë nga kriza e tanishme politike në vend, kurse akuzoi LSDM-në për shkaktimin e krizës.
Europarlamentarja Petir, theksoi rëndësinë e vazhdimit të punëve në përputhje me marrëveshjen e Përzhinos dhe të zbatimit të obligimeve që dalin nga kjo marrëveshje, duke bërë të ditur se zgjedhjet janë dalje nga kriza politike./Telegrafi/