Site icon Telegrafi

Përfaqësuesja e Kosovës niset drejtë Italisë për përballjen me Moldavinë

Foto: Prishtina International Airport - Adem Jashari

Përfaqësuesja e Kosovës është nisur drejtë Parmës së Italisë, aty ku do të përballen me Moldavinë në kuadër të sezonit të dytë në Ligën e Kombeve.

‘Dardanët’ gjenden në Ligën C dhe do të jetë përballja e parë për edicionin e ri që zhvillohet nesër (3 shtator).

Foto: Prishtina International Airport – Adem Jashari

Ndeshja që zhvillohet në Itali, do të jetë pa tifozë shkaku i Coronavirusit, derisa nikoqir është stadiumi “Ennio Tardini”.

Kjo gjë ndodhi shkaku që moldavët ende nuk kanë arritur të distancojnë sportin nga politika, pasi nuk e njohin vendin tonë si shtet.

Lexo po ashtu E gjithë ekspedita e Përfaqësueses së Kosovës rezulton negativ në testimet për COVID-19

FFK pak çaste më parë njoftoi se e gjithë ekspedita e Kosovës ka rezultuar negativ në testet më COVID-19, një lajm fantastik ky për lojtarët dhe stafi teknik.

Takimi që luhet të enjten do të luhet në ora 20:45, derisa skuadra jonë cilësohet si favoritë edhe pse kemi mungesë kyçe si ajo e Vedat Muriqit. /Telegrafi/

Exit mobile version