Site icon Telegrafi

Përfaqësuesja e Kosovës niset drejt Zvicrës

Ekspedita e Përfaqësueses së Kosovës është nisur sot (e premte) për në Bazel të Zvicrës për ndeshjen e radhës kualifikuese për Euro 2024.

Kosova do të luajë ndaj Zvicrës në ndeshjen e raundit të nëntë të Grupit I në kuadër të kualifikueseve në Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”.

Ndeshja mes Dardanëve dhe Helvetikëve është paraparë të zhvillohet të shtunën mbrëma me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “St. Jakob-Park”.

Megjithatë, ekipi përfaqësues është nisur sot (e premte) nga Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”.

“Dardanët nisen për në Bazel, ku të shtunën do të përballen me Zvicrën në ndeshjen e parafundit të ciklit kualifikues për Euro 2024”, thuhet në shkrimin e videos së postuar.

Ndryshe, Dardanët gjatë pasdites do ta kryejnë seancën e fundit stërvitore dhe konferencën për shtyp. /Telegrafi/

Exit mobile version