Site icon Telegrafi

Përfaqësuesja e Kosovës në Bullgari, Vesa Smolica, merr çmimin e parë në festivalin “New Music” (Foto)

Këngëtarja nga Gjakova, Vesa Smolica, ka prezantuar së fundmi Kosovën në festivalin “New Music” të mbajtur në Bullgari.

Në këtë festival morën pjesë plot 100 konkurrentë të rinj nga të trevat e ndryshme, ndërsa Smolica ishte ajo e cila u kurorëzua me çmimin e parë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Këngëtarja ka arritur të sigurojë pikët maksimale nga juria dhe publiku, pas interpretimit të këngëve “Na lini të jetojmë”, dhe “Brand new me”.

E lumtur për këtë fakt, Vesa ka lajmëruar të gjithë fansat e saj në rrjetin social Instagram, duke i përshëndetur ata, njëkohësisht duke marrë plot urime për këtë ditë të shënuar në karrierën e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version