Përfaqësuesja e Kosovës tashmë ka përfunduar stërvitjen e fundit në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ para ndeshjes me Bullgarinë.
Ndeshja është e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’.
Atmosfera në grup dukej shumë e mirë dhe nuk mungoi përkrahja edhe nga tifozët që ishin ardhur për t’i dhënë një motiv skuadrës.
Me ekipin është stërvitur edhe Hekuran Kryeziu, i cili beson se në rast se gjërat do të shkojnë mirë ai do të luajë ndaj Bullgarisë.
Në vrapimet e skuadrës ishte edhe Benjamin Kololli, pjesëmarrja e të cilit ende nuk dihet për shkak të lëndimit. /Telegrafi/