Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritu në takim përfaqësues të Sindikatës se Zjarrfikësve të Kosovës, në të cilin u diskutuan kërkesat e zjarrfikësve.
Sindikata e Zjarrfikësve ka bërë të ditur se problemet për ta janë akumuluar që moti, teksa kushtet e punës janë rënduar, statuti juridik i tyre ka mbetur i pazgjidhur.
Zjarrfikësit i thanë kryetares Osmani se janë kategori me nivel të lartë rreziku, porse nuk kompensohen për punën e bërë në ndërrimin e natës, sikurse as rrezikshmëri e as për shujta.
Nga ana tjetër, kryetarja Osmani ka thënë se vlerëson punën e madhe të zjarrfikësve të Kosovës dhe se i konsideron legjitime kërkesat e tyre. Sipas saj, me buxhetin për vitin 2021 do të kërkojnë t`i adresojnë çështjet e ngritura, specifikisht mbi linjën buxhetore për zjarrfikësit. /Telegrafi/