Kryetari i Shoqatës ‘Peja’ në New York, Rejmond Zeka, i shoqëruar nga sekretari Blerim Koçani dhe anëtari i Kryesisë,Nevzat Bakraqi, kanë vizituar ‘RADIO 1’ me çrast janë pritur nga Fitim Behluli – kryeredaktor, Shpresa Rama – Redaktore përgjegjëse e programit muzikor dhe Flora Rama – Përgjegjëse e Marketingut.
Takimi vie në këtë kohë, kur ‘RADIO 1’, korrikun e shënon si muajin e saj, meqë sinjali testues i kësaj radioje në frekuencë rajonale 98.0Fm filloi më 4 Korrik 2019, në ditën e Pavarësisë së SHBA-ve, ndërsa programi i rregullt 24 orësh filloi më 29 korrik të të njejtit vit.
Tre vite më parë, ka qenë pikërisht Shoqata ‘Peja’ në New York e cila bashkë me komunitetin shqiptar atje, kishin mbështetur financiarisht projektin e hapjes së ‘RADIO 1’.
Përveç përgëzimeve për rrugëtimin e suksesshëm ndër vite, në takim janë parashtuar edhe tema me rëndësi të përgjithshme nacionale e kombëtare, veçanërisht për mërgatën tonë.
Rejmond Zeka – Kryetar i Shoqatës ‘Peja’ në New York, para drejtuesve të ‘RADIO 1’, ka shpalosur kërkesën e komunitetin shqiptar në SHBA, për ndikim medial tek insitucionet në regjistrimin e numrit të mërgatës shqiptare në Amerikë, për çfarë ka marrë zotimin se do kenë mbështetje të fuqishme mediale.
Ka qenë konstatim i përbashkët i mysafrëve dhe nikoqirit se mërgata shqiptare në SHBA më nuk është vetëm fuqi punëtore për Amerikën. Gjenerata e re, janë vajza dhe djem që po arsimohen në nivelet më të larta amerikane duke ruajtuar kulturën dhe traditën shqiptare. Si faktor në SHBA, është domosdoshmëri, regjistrimi numerik i tyre dhe evidentimi poashtu.
Drejtuesit e Shoqatës ‘Peja’ në Nju Jork, kanë shpalosur përshtypjet nga takimet pritëse që kanë pasur tek Kryeministri Kurti, Kryetari i Pejës Muhaxheri dhe ish-kryetari i Pejës, kryetar i AAK-së Berisha.
Duke folur për projektet e shumta e të gjithëanashme të Shoqatës ‘Peja’ në Nju Jork, drejtuesit e saj, kanë marrë përgëzimet dhe mbështetjen e fuqishme nga ana e drejtuesve të ‘RADIO 1’ dhe Portali ‘Njeshi’, Fitim Behlulit dhe Shpresa Ramës, për themelimit e Oktetin pejan, që mbanë emrin e profesorit të ndjerë pejan, Xhevdet Bakraqi, Drejtor shumë vjeçar i shkollës së Muzikës në Pejë dhe udhëheqës ndër vite i shoqërisë ‘Vëllëzërit Bakraqi’, i cili vieteve të fundit të jetës kishte jetuar dhe vepruar në SHBA.
Në bashkëbisedim, në emër të ‘RADIO 1’, Fitim Behluli – kryeredaktor, ka shprehur idenë dhe gatishmërinë për mbështetje të ndodnjë iniciative për shënjimin e kontributit të kësaj shoqate që mbanë emrin e qytetit, duke e kurorëzuar me ndonjë projekt simbolik në ndonjë cep të qendrës së qytetit, e ku do pllakosej emri dhe firma e Shoqatës ‘Peja’, për çfarë palët janë dakorduar që nisma të bartet si kërkesë për insitucionet lokale-komunale.
Ndryshe, nga Komuniteti pejan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njerëz të dëshmuar të vullnetit të mirë, nëpërmjet Shoqatës ‘Peja’ në New York, më 24 korrik 2019, Drejtuesit e ‘RADIO 1’, kishin pranuar mbështetje në vlerë financiare prej 6 mijë e 500 qind dollarëve amerikan, që vullnetarisht ishte tubuar vetëm brenda pak orësh në Nju Jork, të cilat janë përdorur për të vënë hapat e parë në ndërtimin e këtij institucioni medial.
Shoqata “Peja” në New York është themeluar në shtator të vitit 1998.
Kjo shoqatë ka një ndikim dhe autoritet të madh në zhvillimet për Pejën dhe Kosovën në SHBA.