Përfaqësuesit e katër komunave veriore me shumicë serbe kanë filluar një takim të përbashkët, ku temë diskutimi do të jetë situata politike dhe ajo e sigurisë në veri.
Takimi po mbahet në veri të Mitrovicës. Në këtë takim do të bisedohet edhe për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Në fillim të takimit u fol për aksionin e policisë në veri, duke e quajtur si vandal dhe të realizuar ndaj serbëve të paarmatosur.