Telegrafi

Përfaqësuesit e Interit takohen me agjentin e Pastores

MIAMI GARDENS, FL - JULY 26: Javier Pastore #10 of Paris Saint-Germain celebrates a goal during the International Champions Cup 2017 match against the Juventus at Hard Rock Stadium on July 26, 2017 in Miami Gardens, Florida. (Photo by Mike Ehrmann/Getty Images)

Interi është takuar me agjentin e Javier Pastores, por marrëveshja me Paris Saint-Germainin mbetet i vështirë. 

Nerazzurrët kanë qenë të lidhur tash e një vit me argjentinasin, që tashmë pritet të largohet nga ‘Parku i Princave’.

Sipas Sky Italia, drejtori sportiv Piero Ausilio, dhe koordinatori teknik, Walter Sabatini, janë takuar me agjentin Marcelo Simonian të martën në Milano.

Aty është biseduar për një transferim të mundshëm të lojtarin në Itali.

Lexo po ashtu Yjet e Parisit me valixhe në dorë, katër drejt largimit

Zikaltërit e duan vetëm si huazim lojtari, por PSG kërkon ta shes duke e parë presionin që ka nga Financial Fair Play.

Në anën tjetër edhe Pastore duhet të heq dorë nga një pjesë e pagës, pasi aktualja është shumë e lartë për Interin që të përballohet.

Argjentinasi është në PSG që nga viti 2011.

Ai ia ka liruar fanellë me numrin 10-të Neymarit kur ky i fundit zbaroi te PSG./Telegrafi/